Peja Rock School

Historiku:

“Peja Rock School” (PRS) është një OJQ kulturore dhe bën pjesë në kategorinë e trainimit dhe edukimit joformal në muzikë. Kjo shkollë është themeluar nga artisti i pavarur, Agim Zhuti, me idenë që t’i mundësohet të rinjëve dhe entuziastëve të të gjitha zhanreve muzikore bashkëpunimi muzikore. Shkolla varion që nga mësimi në bazave të muzikës, veçanërisht te muzika rok  e krijimi i grupeve të reja muzikore, deri të mësimet për regjistrimin e një kënge në të gjitha etapat e saja. “Peja Rock School” ka ardhur si ide e lindur nga kërkesat e shumta të muzikantëve për të pasur një hapësirë dhe qasje për ushtrime. Tutje, ajo ka evoluar si ide alternative që ofron edukimin e gjeneratave të reja në zhanre të ndryshme muzikore e sidomos në zhanrin rok.
PRS ndër tjera mban kurse të daulleve, pianos, këndimit, kitarës, flautës dhe audio inçizimit. Po ashtu, kjo shkollë organizon koncertin e quajtur “RockShaj”.

INFORMATAT

Ardian Krasniqi pn.(Qendra Rinore Dardania); 30000 Pejë Pejë, Kosovë www.pejarockschool.org

VEPRIMTARIA

Hapësirë kulturore

PERSONAT PËRGJEGJËS

Agim Zhuti