Era Group/Mulliri i Haxhi Zekës

Historiku:

Kompleksi i Mullirit te Haxhi Zekes është një monument i trashëgimisë kulturore në Pejë, Kosovë. Ky monument është i kategorisë "Arkitekturor", i miratuar me numër 01 - 98/81.
Mulliri i Haxhi Zekës është mulliri i parë në rajon , teknologjia e të cilit është sjellë nga Austria. Nëse e vizitoni do të shihni prej ku ka filluar të zhillohej industria në rajon. Ja, prandaj është mirë mos ta lëshoni mundësinë . Mulliri i Haxhi Zekës është kompleks i madh i trashëgimisë industriale i cili i takon pjesës së dytë të shekullit të 19-të. Është ndërtuar me ndihmën e austro-hungarezëve. Ndërtesa përbëhet nga mulliri dhe hambari. Për kohën në të cilën u ndërtua ishte objekti më i lartë i cili posedonte tre kate. Fasada është nga guri i kombinuar, tulla, dritare hark dhe korniza. Mulliri i Haxhi Zekës është mulliri i parë në Kosovë dhe rajon i cili ka pasur teknologji më të përparuar të sjellur nga Austria. Fillimisht mulliri ka punuar me ujë, pastaj është përdorur energjia elektrike. Aty ka filluar ekonomia industriale në Pejë. Në të kaluarën i gjithë regjioni ka kryer shërbimet e bluarjes së drithit dhe prodhimit të miellit.
Pas vdekjes së Haxhi Zekës, udhëheqës u bë nipi i tij, Jashar Pasha. Në vitin 1997 u mor në mbrojtje nga shteti. Gjatë luftës së vitit 1998-1999, mulliri u dogj por u restaurua dy herë: në vitin 2004 pjesa e mullirit dhe në vitin 2016 pjesa e hambarit. Aktualisht ky monument menaxhohet nga organizata Era Group.

INFORMATAT

Rr. Vëllezërit Gërvalla; 30 000 Pejë Pejë, Kosovë http://www.eradirect.org/

VEPRIMTARIA

Kinema

PERSONAT PËRGJEGJËS

Fatos Lajçi