Shtatëmbëdhjetë

SHTATËMBËDHJETË (17) është organizatë joqeveritare e themeluar në Prishtinë, Kosovë në vitin 2018. SHTATËMBËDHJETË fillimisht nisi si duo bashkëpunuese me qëllim të krijimit të veprave artistike vizuale dhe intelektuale të cilat eksplorojnë perspektivat psikologjike dhe sociale nëpërmjet Video - Artit Eksperimental. Duke u bazuar në këtë eksperiencë dhe nevojën për të rifunksionalizuar hapësirat publike alternative, SHTATËMBËDHJETË, është regjistruar si fondacion i cili mëton të sjell ndryshime pozitive në shoqëri nëpërmjet mundësimit të vitalitetit kulturor dhe kreativitetit.
Misioni ynë është të nxisim aktivizmin kulturor për zhvillimin shoqëror. 17 ka tre programe: Arti & Kultura, Aktivizmi Qytetar dhe Project Space. SHTATËMBËDHJETË gjendet në Prishtinë, por mbulon gjithë rajonin e Kosovës me aktivitetet e tij.
SHTATËMBËDHJETË (17) është i dedikuar që të krijojë një ambient edukues për të gjithë qytetarët e të gjitha gjinive dhe moshave në të gjitha nivelet e rrugëtimit të tyre, inkurajimin për pjesëmarrje në jetën publike nëpërmjet artit, kulturës, edukimit dhe përfshirjes, e po ashtu edhe të shërbejë si burim vital kreativ për komunitetin.

INFORMATAT

Henrik Bariç nr.5; 10 000 Prishtinë Prishtinë, Kosovë https://www.foundation17.org

VEPRIMTARIA

Hapësirë kulturore

PERSONAT PËRGJEGJËS

Ajete Kërqeli Nita Zeqiri